DYLON

Fakulteti Juridik dhe Gjykata e Gjilanit shikojnë mundësinë për bashkëpunim në realizimin e praktikës profesionale të studentëve

Fakulteti Juridik dhe Gjykata e Gjilanit shikojnë mundësinë për bashkëpunim në realizimin e praktikës profesionale të studentëve
Avatar photo Redaksia

Dekanja e Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Ass. Dr. Fatmire Krasniqi, profesori i katedrës ndërkombëtare Prof. Ass. Dr. Selim Daku njëherësh anëtar i Këshillit Drejtues në UKZ, si dhe sekretarja e njësisë akademike Blerta Dushica, kanë realizuar një takim në Gjykatën Themelore të Gjilanit. Në këtë takim, ata janë pritur nga kryetari i Gjykatës, z. Venhar Salihu.

Diskutimet në këtë takim u përqendruan në mundësitë e bashkëpunimit midis Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Gjykatës Themelore të Gjilanit, veçanërisht për realizimin e praktikës profesionale të studentëve në këtë institucion gjyqësor.

EkoHigjiena

Praktika profesionale sipas akreditmit të planprogramit studimor të vitit 2020 të Fakultetit Juridik, është paraparë të fillojë në semestrin e tetë të studimeve dhe do të jetë një përvojë e re për studentët. Bashkëpunimi i ngushtë me Gjykatën Themelore të Gjilanit do të jetë thelbësor për suksesin e kësaj praktike.

Një bashkëpunim i tillë është pritur me kënaqësi nga Fakulteti Juridik dhe studentët e tij, dhe siguron një mundësi të shkëlqyer për studentët për të zhvilluar njohuritë e tyre në praktikë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.