DYLON

Kryetari i Gjykatës flet para nxënësve për funksionimin e këtij institucioni

Kryetari i Gjykatës flet para nxënësve për funksionimin e këtij institucioni
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu të hënën ka pritur drejtuesit e Organizatës “Liza-R” nga Gjilani, së bashku me një grup të nxënësve të shkollave të mesme, të drejtimit gjimnazit dhe të mjekësisë.

Me këtë rast, Kryetari i Gjykatës, Venhar Salihu para nxënësve ka prezantuar sallat e gjykimit, duke i informuar për procesin e mbajtjes së gjykimit, funksionin dhe kompetencat e Gjykatës.

EkoHigjiena

Ndryshe Projekti “Justice Activity”, nga USAID, në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), kanë përzgjedhur Organizatën “Liza – R” (Lidhja me Interes Zhvillimore për të Ardhmen e Rinisë), për të informuar dhe zhvilluar të rinjtë rreth sistemit të drejtësisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.