”Stacioni i Autobusëve po bëhet realitet, falë bashkëpunimit me MAPL dhe ministrin Elbert Krasniqi”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Sipas tij, një nga projektet me vlerë të madhe për qytetin, që sjell ndryshimet e nevojshme infrastrukturore dhe funksionale, po fillon të realizohet këtë vit.
”Projekt pas projekti, drejt realizimit të projekteve të nevojshme për qytetarët tanë”, ka thënë i pari i Gjilanit. /2LONLINE/