DYLON

Shef i Shtabit Zgjedhor për Aleancën në Gjilan është zgjedhur Sokol Haziri

Shef i Shtabit Zgjedhor për Aleancën në Gjilan është zgjedhur Sokol Haziri
Avatar photo Redaksia

Nazim Gagica, kryetar i AAK-së së Gjilanit ka bërë me dije se Aleanca po fillon sesionin vjeshtor të punës së saj, pas pushimeve vjetore. Në mbledhjen e sotme të kryesisë, me votë unanime Shef i Shtabit Zgjedhor për Aleancën në Gjilan, është zgjedhur Sokol Haziri.

”Aleanca në Gjilan është e përgatitur fuqishëm për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit të vitit 2025. Uniteti e profesionalizmi, përvoja e serioziteti, e bëjnë Aleancën dhe njerëzit e saj të pakonkurentë dhe të vetmen alternativë e cila paraqet shpresë për zhvillim e integrim të Kosovës”, ka thënë i pari i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.