Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka shkruar në profilin e tij në facebook, se paraqitja e Kosovës sot në Bruksel asnjëherë nuk ka qenë më e dobët, më jo legjitime dhe me premisa për të shkaktuar më shumë dëme.
Paraqitja e Kosovës sot në Bruksel asnjëherë nuk ka qenë më e dobët, më jo legjitime dhe me premisa për të shkaktuar më shumë dëme.
Ky ekip negociator, me përfshirjen e PSD-së, është thjeshtë dekor për të maskuar mungesën e legjitimitetit të Koalicionit PAN.
Në këtë format si është, ky ekip nuk ka fuqi të marrë vendime apo të kundërshtoj, dhe as të punoj unik. Rrjedhimisht, nuk mund të mbrojë interesat tona.
Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një delegacion i Kosovës të shkojë në Bruksel me qëllime kaq të paqarta dhe enigmatike sa ky ekip “negociator” dekorues.