DYLON

Gjilan: Dënohen me burgim dhe gjobë, për veprën penale të shantazhit

Gjilan: Dënohen me burgim dhe gjobë, për veprën penale të shantazhit
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit M.K. dhe akuzuarës F. K., duke i shqiptuar dënim me nga një (1) vit burgim dhe dënim me gjobë në shumë prej 400 (katërqind) euro.

Të akuzuarit (bashkëshortë), me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, e kanë shantazhuar të dëmtuarin E. E., se nëse nuk u jep i njëjti të hollat në shumën prej 5.000 Euro, ata do të zbulojnë një videoinxhizim i cili do të dëmtonte nderin dhe autoritetin e tij.

Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale shantazh nga neni 341 paragrafi 1 lidhur me nenin 35 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Gjithashtu detyrohet i akuzuari M. K., që në emër të kërkesës pasurore juridike, kompensimin e dëmit në shumën e të hollave prej 1.000 Euro t’ia paguaj të dëmtuarit E. E.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.