Pothuajse të gjithë kemi konsumuar një herë në jetën tonë çaj të zi e që në popull njihet si çaj rusi.
Por, cila është historia e vërtetë e tij.
Çaji i tillë prodhohet më së shumti në Indi dhe Shri Lanka, por gjatë luftërave të ndryshme të cilat janë zhvilluar në kohërat e lashta, këtë çaj e përdori ushtria ruse, sepse në atë kohë ushqim kryesor ishte buka, dhe kishte mungesë të pijeve.
Që nga ajo periudhë, kohë pas kohe, ky çaj arriti për t’u shfrytëzuar edhe në ushtrinë osmane, e më pas nga kjo e fundit bëri të depërtojë edhe në Ballkan tek shqiptarët.
Çaji i zi në ish Jugosllavi, ka ardhë si produkt nga Rusia dhe për këtë arsye në atë kohë i janë referuar si çaj i rusit dhe jo si çaj i zi.
Në Kosovë edhe më tutje servimi i këtij çaji vazhdon në stilin turk, kurse vendet evropiane e servojnë në mënyrë tjetër. Ndërkohë, Anglia njihet si një ndër vendet që konsumohet më së shumti çaji i zi.