Sot eshtë hedhur shorti i fazës preliminare të Ligës së Kampionëve, në të cilën merr pjesë edhe kampioni i Kosovës. Kampioni i Kosovës do të takohet në gjysmëfinale me kampionin e Andorrës.
Në çiftin tjetër gjysmëfinal takohen kampioni i San Marinos dhe ai i Irlandës së Veriut. Dy ndeshjet e para përcaktojnë fatin e dy gjysmëfinaleve, derisa më pas do të luhet edhe finalja.
Ndonëse, në disa vende ende nuk dihet kampioni apo skuadra që do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, deri më 3 gusht është afati kur do të dërgohet lista me emrat e pjesëmarrësve.
Raundi preliminar është një mini-turne me gjysmëfinale që nis nga 8 gushti, derisa finalja luhet më 11 gusht.
Fituesi i raundit preliminar do të marrë pjesë në raundin e ardhshëm që nis nga 18 dhe 19 gushti.