Hevzi Xhelili është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë, të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 14 shkurt.
Postimi i tij:
***
Të nderuar qytetarë të komunës së Gjilanit.
Kam kënaqësinë të ju njoftoj se PDK, dega në Gjilan, para katër vitesh ka përkrahur idenë time, që të jem kandidat për asambleist në kuvendin komunal. Sot kam nderin të ju njoftoj se unë po marr përgjegjësi të reja për të shtyrë punët tutje.
Është shumë e rëndësishme se cilët njerëz hynë në politikë. Të parët janë ata që përfitojnë dhe të dytët ata që në vazhdimësi kanë kontribuar dhe kanë hyrë në politikë me të vetmin qëllim që t’a rritin kontributin dhe të jenë zëri i popullit. Qytetarët i dijnë mirë se cilët i përkasin llojit të parë e cilët llojit të dytë.
Numri 80 do të jetë zë biznesit, do të jetë zëri juaj. Unë do të jem profil i politikanit biznesmen. Tash është koha e biznesit dhe ndryshimeve që kanë munguar veçanërisht kohët e fundit. Nga shtëpia e vjetër me qëllime të reja.
I juaji Hevzi Xhelili