Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar kryetarin e sapo zgjedhur të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, Mehmet Zylfiun, ndërkaq e ka falënderuar kryetaren e deritanishme të KVRL, Djellza Selishta për angazhimin e madh për të qenë afër rinisë gjilanase.
Haziri konfirmon mbështetjen për KVRL dhe ka kërkuar angazhim në kuadër të përgjegjësive që kanë për të punuar dhe për të qenë afër rinisë, në mënyrë që zhvillimet rinore të kenë një organizim institucional dhe një adresë të fuqishme zyrtare.
“Kërkoj angazhime konkrete në harmonizim të aktiviteteve rinore dhe aktiviteteve të tjera ku pikëpreket rinia në përgjithësi dhe organizatat joqeveritare të cilat trajtojnë problemet rinore. Komuna e Gjilanit është gjithnjë e gatshme të mbështesë aktivitetet dhe nismat që kanë qëllim të përgjithshëm dhe të cilat janë edhe në funksion të një grupi të caktuar sikur që është rinia”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.