DYLON

Haziri takon ministrin Berisha, dakordohen për zhvillimin e projekteve të përbashkëta

Haziri takon ministrin Berisha, dakordohen për zhvillimin e projekteve të përbashkëta
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha, i cili për herë të parë viziton këtë komunë në këtë cilësi.

Kryetari Haziri e ka uruar ministrin Berisha për detyrën, ndërkaq janë dakorduar për punën e madhe dhe mbështetjen e transformimit të Ushtrisë sikurse edhe rolit të tyre në jetën civile, përderisa janë dakorduar për zhvillimin e projekteve të përbashkëta.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për komisionin e përbashkët për kampusin e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, pasi në lokacionin aktual të Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK parashihet që të ndërtohet kampusi në hapësirën prej 7.2 hektarëve, njofton Komuna e Gjilanit me anë të një kumtese për media.

EkoHigjiena

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, duke shfaqur gatishmërinë e bashkëpunimit sa i përket çështjes së kampusit dhe në fushat tjera në shërbim të qytetarëve. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.