Kandidati i Lidhjes për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot ndërmarrjen publike lokale “Stacioni Autobusëve”, ku është pritur nga menaxhmenti i saj.
Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes, Avni Hajrullahu, e ka falënderuar Hazirin për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë katër viteve, duke thënë se të gjitha kërkesat e tyre janë aprovuar në vazhdimësi.
“Faleminderit që nuk na keni lënë si jetim, por na keni ndihmuar në çdo kohë”, tha Hajrullahu.
Kryetari Haziri i ka lavdëruar për punën e madhe që po bëhet aty, ndërkaq ka theksuar në kjo ndërmarrje, me mbështetjen e Komunës, tashmë ka arritur qëndrueshmëri financiare.
“Me të gjitha kapacitetet komunale e kam përkrahur këtë ndërmarrje dhe gjatë dy viteve të ardhshme do të vazhdojmë me investime të rëndësishme për ta modernizuar. “Stacioni i Autobusëve” ka bërë një punë për lakmi dhe ju përgëzoj për këtë”, shtoi Haziri.
sponsorizuar nga LDK