DYLON

Gjermania kërkon të punohet për liberalizimin e vizave

Gjermania kërkon të punohet për liberalizimin e vizave
Avatar photo Redaksia

Zv. kryeministri Dardan Gashi priti ambasadorin gjerman, Christian Heldt, me të cilin bisedoi rreth përmbushjes së detyrimeve për liberalizimin e vizave dhe kompletimin e këtij procesi të rëndësishëm për ecurinë e shtetndërtimit dhe zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.

Nevoja e investimeve strategjike dhe roli i diasporës kosovare në zhvillimin ekonomik të Republikës, ndër të tjera, ishin disa nga temat që u diskutuan në takim.

“Mbështetja e Gjermanisë si në të kaluarën, tash dhe në procesin e liberalizimit të vizave dhe çështjeve të tjera me rëndësi, si investimet strategjike, është e domosdoshme, dhe kosovarët janë të vetëdijshëm dhe mirënjohës për këtë”,- ka thënë Zv. kryeministri, njëherësh ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.

EkoHigjiena

Ndërkaq, ambasadori gjerman, Christian Heldt, ka kërkuar sa më parë të funksionalizohet aspekti ligjor i investimeve strategjike, që të nisë ky proces.

“Liberalizimi i vizave është një kapitull që duhet të mbyllet sa më shpejt, në të mirë të kosovarëve, por institucionet e Kosovës duhet t’i përmbushin detyrimet e dala nga ky proces. Ka investitorë gjermanë që mund të investojnë në Kosovë, sidomos në fushën e energjisë. Përfshirja e diasporës kosovare që jeton në Gjermani në proceset e zhvillimit ekonomik të Kosovës, gjithashtu, është e rëndësishme”,- ka thënë ambasadori Heldt.

Zv. kryeministri Gashi dhe ambasadori Heldt u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy qeverive.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.