”Janë 78 milionë euro kontrata të nënshkruara, pa e përfshirë autostradën, janë projekte e obligime që administrata e Vetëvendosjes i ka ngulfatur për 3 vite, duke mos i proceduar e duke ju referuar si “projektet e Lutës”. Tash, pas fiks 3 viteve, ka filluar më 1 tetor një projekt siç është rruga “Adem Jashari”, por me shkelje të mëdha. Nuk është projekti ‘tavolinë suedeze’ ku ti zgjedh çka me punu e çka jo sepse ligji është i qartë”, ka thënë
Lutfi Haziri, kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan.
Ai shtoi se dështimi i buxhetit në Gjilan është konfirmuar edhe zyrtarisht nga MAPL si dështim i Ekzekutivit, jo i Kuvendit, siç u shpreh Haziri “duke ia “vizatuar” të parit të ekzekutivit aspektin procedural të miratimit të buxhetit, si një fëmije shtatë vjeçar”. /2LONLINE/