DYLON

Aktivitete për siguri në trafikun rrugor

Aktivitete për siguri në trafikun rrugor
Avatar photo Redaksia

Stacioni Policor në Viti me datën 14.10.2024 në qytetin e Vitisë ka zhvilluar një aktivitet të përbashkët me nxënës të shkollës së mesme teknike ‘’Jonuz Zejnullahu’’ drejtimit i komunikacionit rrugor në Viti. Ky aktivitet kishte si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rregullat e trafikut dhe rëndësinë e sjelljes së sigurt në rrugë.

Nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me punën e Policisë, të bëjnë pyetje dhe të marrin informacione të dobishme mbi mënyrat e sigurta të lëvizjes në rrugë. Aktiviteti përfshiu demonstrime të situatave të ndryshme në trafik, si dhe aktivitete interaktive që angazhuan të rinjtë në mësimin e rregullave të sigurta të qarkullimit.

EkoHigjiena

Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një kulture më të sigurt të qarkullimit rrugor dhe do të vazhdojë në të ardhmen me qëllim që të rritet ndërgjegjësimi dhe të ulët numri i aksidenteve në rrugë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.