Me rastin e ndarjes nga jeta të përfaqësuesit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në Zvicër, Zekirja Shahini, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Shahini. Në telegram, thuhet:
“E nderuara familjes Shahini,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të gjilanasit tonë e mikut tim të shtrenjtë, Zekirja Shahini, i cili ishte përfaqësues i FFK’së në Zvicër.
Zekirja Shahinin do ta kujtojmë përgjithmonë se një djalë e profesionist të jashtëzakonshëm dhe atdhetar të madh.
Ai pati jetë të shkurtër, por me vulë e memorie të përhershme në Gjilan, Kosovë e kudo që jetojnë shqiptarët.
Zoti e deshi më shumë se familja e tij, Gjilani e Kosova.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Shahini, kolegëve të FFK’së, shokëve e farefisit.
Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!”, thuhet në telegram.