Me rastin e ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur gjilanas me jehonë në mbarë Kosovën, Nuhi Matoshi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Matoshi. Në telegram thuhet:
“E nderuara familje Matoshi,
Me dhembje të madhe e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe regjisorit të mirënjohur kosovar, Nuhi Matoshi.
Matoshi ishte artist i dashur nga të gjithë, motivues dhe njeri që punoi për vlera artistike deri në frymën e fundit. Ai ishte i të gjithëve.
Nuhi Matoshi do mbahet në mend për kontributin e jashtëzakonshëm në sferën e regjisë në RTP, por edhe në projekte të shumta filmike e teatrale, duke kontribuar në kultivimin dhe ruajtjen e vlerave artistike.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, shokëve, miqve dhe farefisit. Lamtumirë, miku im!”, thuhet ne telegram.