DYLON

Kadriu: Ndihem i pikëlluar me lajmin për ndarjen nga jeta të regjisorit Nuhi Matoshi

Kadriu: Ndihem i pikëlluar me lajmin për ndarjen nga jeta të regjisorit Nuhi Matoshi
Avatar photo Redaksia

Ish nënkryetari i Komunës së Gjilanit, aktualisht zëvendësministër, Rexhep Kadriu ka thënë se ndihet i  pikëlluar me lajmin për ndarjen nga jeta të regjisorit të mirënjohur shqiptar, Nuhi Matoshi. Ai ka thënë se të tillë njerëz si Nuhiu e kanë mbajt gjallë kombin dhe kulturën shqiptare.

Ja ngushëllimi i plotë i Kadriut për familjen Matoshi

Ndihem i pikëlluar me lajmin për ndarjen nga jeta të regjisorit të mirënjohur shqiptar, Nuhi Matoshi.

EkoHigjiena

Nuhiu, njeri i artit e kulturës shqiptare, do të mbahet mend për breza të tërë për kontributin e tij dhënë artit dhe kulturës në përgjithësi, në rrethana të vështira për kombin, dhe në kohë paqeje.

Nuhiu ishte njeri i dijes, i ideve, motivues e i buzëqeshur në çdo kohë, edhe kur kritikonte, asnjëherë nuk vërehej i mllefosur. Të tillë njerëz e kanë mbajt gjallë kombin dhe kulturën shqiptare.

Ngushëllime familjes Matoshi, kolegëve artistë dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit.

Rexhep Kadriu

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.