Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pritet t’i rikandidojë kandidatët në komunat ku i ka pasur kandidatë edhe në zgjedhjet e kaluara, kur janë në pyetje komunat si Gjilani, Vitia, Kamenica e Novobërda.
Siç dihet, në Gjilan e Viti kishin fituar kandidatët e LDK-së, por jo edhe në Kamenicë e Novobërdë.
Sipas kreut të këtij subjekti politik, Isa Mustafës, kur janë në pyetje komunat e Anamoravës, në Gjilan, LDK-ja, do të kandidojë me Lutfi Hazirin, në Viti me Sokol Halitin, në Kamenicë me Shaip Surdullin dhe në Novobërdë me Bajrush Ymerin.
Përndryshe, zgjedhjet lokale në Kosovë janë paraparë të mbahen me 22 tetor.