DYLON

Vetëvendosje vendosi: Sami Kurteshi kandidati i saj për kryetar të Gjilanit

Vetëvendosje vendosi: Sami Kurteshi kandidati i saj për kryetar të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se Sami Kurteshi, aktualisht deputet dhe anëtar i kryesisë së Lëvizjes, ka marrë besimin e anëtarëve të Vetëvendosjes së Gjilanit, për të qenë kandidat për kryetar të Gjilanit, në zgjedhjet e 22 tetorit.

“Zotin Kurteshi e urojmë për rezultatin në procesin zgjedhor të brendshëm dhe i urojmë suksese edhe në garën për kryetar komune!”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Përndryshe, Sami Kurteshi ishte kandidati i vetëm i cili kishte shpallur kandidaturën e tij në zgjedhjet e brendshme, për të kërkuar besimin e anëtarësisë për ta kandiduar në garën për kryetar komune në zgjedhjet e 22 tetorit dhe votimi ishte zhvilluar në 7 vendvotime.

EkoHigjiena

Zgjedhjet e brendshme u bënë nëpërmjet demokracisë së drejtpërdrejtë – një anëtar, një votë – ku anëtarët e Vetëvendosjes kishin mundësi të deklarohen me vote për kandidatin Sami Kurteshi.

Përndryshe u votua në:

1. Zyre të Qendrës së LV – ku patën të drejtë vote të gjithë anëtarët e pikave të qytetit, dhe pika e fshatit Velekincë.
2. Bresalc – ku patën të drejtë vote anëtarët e pikave: Bresalc, Kishnapole, Gadish, Ponesh dhe Verbicë e Zhegocit.
3. Cërnicë – ku patën të drejtë vote anëtarët e pikave: Cërnicë, Gumnisht dhe Vrapqiç.
4. Livoç i Ulët – ku patën të drejtë vote anëtarët e pikës Livoç i Ulët.
5. Miresh – ku patën të drejtë vote anëtarët e pikës Miresh
6. Përlepnicë – ku patën të drejtë vote anëtarët e pikave: Përlepnicë, Kmetovc, Shillovë dhe Verbicë e Kmetovcit.
7. Zhegër – ku patën të drejtë vote anëtarët e pikave: Zhegër, Lladovë, Llashticë Haxhaj, Nasalë, Selishtë dhe Shurdhan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.