Turin e vizitave tek bizneset, Lutfi Haziri, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, e ka vazhduar edhe në fabrikën për përpunimin e mishit “Calabria”, ku është pritur nga pronari Xhelal Selimi.
Kreu aktual dhe i ardhshëm i Gjilanit theksoi “Calabria” është storie e suksesit të privatizimit, duke thënë se industria e mishit është funksionalizuar në këtë mandat qeverisës dhe ka kapacitete përpunuese që mundëson partnerite mes Komunës, bujqve dhe kompanisë për ngritjen e kapaciteteve të blegtorisë.
Luta i LDK’së është shprehur se ndihet mirë që ka ndërtuar marrëveshje tripalëshe partneriteti mes Komunës, USAID dhe “Calbria” për ngritjen e 50 hektarëve me vishnje, të cilat do të përpunohen dhe ruhen në këtë kompani.
Nga ana e tij, pronari i kompanisë “Calabria”, Xhelal Selimi, ka shprehur fjalë falënderimi për kryetarin Lutfi Haziri, për të cilin tha se me qeverisjen e mirë gjatë katër vieteve dhe me lehtësirat që ka krijuar për bizneset, kompania e tij po funksionon shumë suksesshëm.
Përndryshe, kjo kompani e ka frigoriferin gjigant në Shillovë me kapacitete regjionale për ruajtje të produkteve deri ne 4 mijë tonë, përderisa ka të punësuar mbi 200 punëtorë.
sponsorizuarn ga LDK