“Të gjithë deputetëve pa dallime politike, iu bëj apel që ta votojnë ratifikimin e ligjit për ndihmë financiare në ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza për Gjilanin”.
Kështu ka apeluar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sipas të cilit, është jetike zgjidhja e problemit më të madh për qytetarët e Gjilanit dhe vendbanimet tjera afër rrjedhjes së lumenjve, Mirusha, Stanishorka e Morava, siç janë Zhegra, Cërnica, Livoç i Poshtëm dhe Livoçi i Epërm, Malisheva, Uglari, Pogragja dhe 40 vendbanime të tjera që janë ndotur nga kanalizimet dhe mbeturinat.
“Janë katër vite punë në studimin e fizibilitetit, projektit detaj, takimeve me qytetarë për shpronësime, vendimi i Kuvendit te Komunës e takime me donatorë e Qeveri. BERZH, Banka për Investime Europiane dhe Komisioni Europian, më në fund na dëgjuan fal edhe Qeverisë së Republikës. Jam falënderues ndaj ish-Kryeministrit Haradinaj dhe ish-ministrit Hamzaj për përmbylljen procesin të grantit për Gjilanin. Jam falënderues, po ashtu, edhe për ish-ministrat, Bislimi, Abdixhiku e Hajdari, të cilët konfirmuan interesimin për të mbështetur Gjilanin”, ka thënë Haziri transmeton Portali 2LONLINE.com.
Supas tij është koha me e dëshmue me votë nesër, në Kuvendin e Republikës.
Haziri tha se jo të gjitha vendimet janë partiake. Ky është njëri nga ato vendime që duhet të dalim mbi interesat e ngushta partiake e në interes të qytetarëve. “Ju lutem, mbylleni me nder, përmes votimit, nesër. Do te jemi falënderues përjetë”, thotë ai.
I pari i komunës së Gjilanit thotë se ata që votojnë kundër, do t’i kujtojmë si shpirtngushtë e shuplaken e tyre për qytetarët e Gjilanit nuk e harrojmë. /2LONLINE/