DYLON

Haziri mohon luftën për pushtet dhe ndërskamsat politike, kritikat ndaj Qeverisë Hoti i quan miqësore

Haziri mohon luftën për pushtet dhe ndërskamsat politike, kritikat ndaj Qeverisë Hoti i quan miqësore
Avatar photo Redaksia

Ditë më parë, kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka kritikuar qeverinë Hoti për disa vendime të saja në lidhje me COVID19.

“Ora policore në mënyrë selektive dhe antikushtetuese, mbyllja e gastronomisë në tanë territorin e Kosovës, moslejimi i dasmave dhe ahengjeve me më shume se 50 persona, janë vendime në panik. Qeveria nuk guxon me vendos në mënyrë të tillë”, kishte thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Për më tepër shih shkrimin:   Haziri kritikon Qeverinë Hoti, thotë se mori vendime në mënyrë stihike e me panik!  

EkoHigjiena

Ndërkohë që sonte është deklaruar sërish për këto kritika të tija duke i quajtur miqësore për të evituar përsëritjen e gabimeve të Qeverisë Kurti dhe se, siç thotë ai, këtu assesi nuk ka këtu luftë për pushtet e as ndërskamsa politike.

“Sa i përket ‘kritikave’, të gjithë e dinë që unë nuk jam i prirë fort me kritiku. Rekomandimet për Covid19 ndaj kryeministrit Hoti dhe qeverisë, kanë qenë miqësore për të evituar përsëritjen e gabimeve të Qeverisë Kurti. Asgjë më shumë”, thotë Haziri, transmeton 2LONLINE.com.

Ai mohoi të fshihet diçka tjetër në kritikat e tij për të shtuar se në LDK lejohet kjo qasje dhe evitohet kultura e ndëskamsave.

“Ne e kemi Një qellim dhe Një vizion. Nuk ka luftë për pushtet e as ndërskamsa politike. Shkolla politike e LDK’së e lejon këtë qasje dhe eviton kulturën e ndërskamsave”, thotë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri që njëherësh është edhe nënkryetar i LDK-së, parti prej nga vije edhe kryeministri Hoti. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.