Kryeministri në detyrë, i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova në 14 vjetorin e vdekjes.
“Vepra e tij por edhe vet ndarja fizike nga ne, mbahet në mend gjithë jetën, sepse ka zgjuar gjithë popullin e Kosovës, prandaj përjetësisht do të nderohet figura e Presidentit Rugova”, ka shkruar në profilin e tij, Haradinaj.
Postimi i plotë:
Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit historik doktor Ibrahim Rugova, sot kam bërë homazhe tek varri i tij, që në emër të institucioneve të Kosovës por edhe si njerëz e bashkëpunëtorë, të nderojmë veprën e tij kulmore.
Vepra e tij por edhe vet ndarja fizike nga ne, mbahet në mend gjithë jetën, sepse ka zgjuar gjithë popullin e Kosovës, prandaj përjetësisht do të nderohet figura e Presidentit Rugova.
RH