DYLON

Haziri: 35 vjet me LDK-në

Haziri: 35 vjet me LDK-në
Avatar photo Redaksia

”35 vjet me LDK-në. Në të gjitha fazat, në të gjitha dekadat për liri pavarësi e demokraci për të gjithë.

Në kryengritje politike e rezistencë aktive, në kryengritje ushtake për të jetuar të lirë e në paqe”, thotë Lutfi Haziri, kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror.

EkoHigjiena

Sipas tij, LDK është familje e madhe politike që lirinë, pavarësinë e demokracinë e Kosovës e bëri të dashur për të gjithë, për t’u krenuar me atdheun. Për Zot, atdhe e familje, dje, sot e përjetë!

Haziri thotë tutje se kjo familje politike e Ibrahim Rugovës, këtij vendi, përveç që ia dha identitetin e një Republike dhe një populli që tashmë udhëheq dhe vendos vet, ia dha edhe demokracinë dhe në këtë demokraci fitojnë edhe rivalët tanë.

“Në këtë përvjetor, i falemi njeriut që e udhëhoqi një popull dhe e shpëtoi nga një masakër dhe një varr kolektiv të organizuar, por që në fund rezultoi me atë që besojmë dhe e themi – u lind për të shkaktuar procese të mëdha dhe për të realizuar ëndrra. I falemi dr. Ibrahim Rugovës.

Rikthimi në 35-vjetorin e themelimit është nderi dhe respekti më i madh sepse LDK është besë dhe shpresë për Kosovën. Rruga e Re në krye me prof. dr. Lumir Abdixhiku, nuk është për LDK-në, por për Kosovën. Urime 35-vjetori i LDK-së”, thotë Lutfi Haziri i LDK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.