A mund të themi se pas aq shumë dekadash, Ramush Haradinaj na rikthen në të kaluarën, atëherë kur mendohej, flitej e veprohej me parime dhe për atdheun?!
Shkruan: Ardian Azemi
Sigurisht që po, madje asnjë element nuk ma thotë të kundërtën. Jo vetëm Haradinaj, është Fatmiri, është Dauti, Sylejman Selimi e komandant Remi, është Zyrapi dhe Buja, janë të gjithë ata që pamëshirshëm po luftohen nga Gjykata ndërkombëtare të ndërtuara në kuzhina të agresorit serb.
Të gjithë i kanë thanë i etshëm për pushtet, ndërsa asnjë nuk hoqi dorë nga pushteti për tu përballur me thirrje të tilla pa vend, madje për asgjë tjetër. Nëse dikush e do vendin dhe popullin kësisoj, mos qoftë pa etje për pushtet, sepse të tillët i duhen pushtetit, sidomos në rrethana kurë vendi ka nevojë për mbrojtje thuajse si në rrethana lufte.
Por jo, Haradinaj nuk ishte i etshëm për pushtet, por ishte nevojë urgjente që ai të ishte në pushtet. Nuk njoh popull politikanët e të cilit i gëzohen një fatkeqësie që i ndodh njerëzve emblemë të shtetit e kombit. Ne e bëjm këtë, madje kryëkëput për interesa të ulëta. E, si mund ta krahasojmë pushtetin me natyrën e gjykimit që po ndodh tani e njëzetë vjet ndaj çlirimtarëve tanë?
Është turp, sepse pushtetet shkojnë e vijnë, ndërsa përpjekjet për liri e shtet, mbesin të shënuara në histori, me gjak e sakrificë në të gjitha format.
Atdheu dhe lavdia kombëtare nuk jepen për pushtet e për asgjë, o të mjerë! Sidoqoftë, Haradinaj do të përballet për të disatën herë me drejtësinë, është çfarë është kjo drejtësi, u gatua ku u gatua, ia kemi ndihmua vet ne, kemi deponua dokumente, kemi qenë të shkapërderdhur si politikë për çështje madhore, dhe në fund do të përmbyllet edhe ky proces me fitoren e radhës të UÇK-së, të Haradinajt, Jakupit e Bujës, e të gjithëve.
Ne duhet ti gëzohemi që këto janë ftesa për tu intervistuar e jo aktakuza, ndërsa po ndodh e kundërta, fatkeqësisht, irritohemi që janë veç ftesa e jo aktakuza. Haradinaj, do të kthehet sërisht për ti kërkuar popullit mundësinë që të vazhdojë aty ku e detyruan të ndalet.
Kjo do të ndodh, sepse ne kemi më shumë nevojë për të sesa ai për ne, sepse proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, shpërfaqin nevojën për një udhëheqës i cili zërave për dëmtim të vendit i përgjigjet me këmbëngulësi, jo servilizëm, jo nënshtrim, pavarësisht kostos politike që mund të ketë si individ.