Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka bërë me dije se në takimin e rregullt me Përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, biseduan për zhvillimet e fundit në vend, me theks të posaçëm për operacionin e Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ja postimi i plotë:
Në takimin e rregullt me Përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, biseduam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të posaçëm për operacionin e Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në fuqizimin e sundimit të ligjit.
Krimi do të goditet në tërë territorin e vendit, pavarësisht profilit dhe përkatësisë etnike të të dyshuarve për përfshirje në vepra kriminale.
RH