Mbrëmë është mbajtur ceremonia e 61-të e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”, ndër të shpërblyerit ishte edhe këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa.
Dua bëri histori duke fituar dy çmime prestigjioze si e para shqiptare. Këtë arritje e ka komentuar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili pati vetëm fjalë krenarie për sukseset e saj.
Ky është postimi i plotë:
“Dy herë fituese e çmimit prestigjioz Grammy Awards, Dua edhe njëherë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi. Urime Dua! Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd”, ka shkruar kryeministri”, ka shkruar Haradinaj.