Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Gjilan, ka qëndruar sot edhe në Shoqatën Hendikos, ku ëshët takuar me drejtuesit dhe përfaëqsuesit e kësaj shoqate.
Ai vlerësoi pritjen e përzemërt në Shoqatën Handikos nga menaxheri i saj Fatmir Shurdhani, ku qëndroi i shoqëruar edhe nga kryetari i Aleancës në Gjilan, Nazim Gagica e kolegë të tjerë.
Haradinaj tha se takimi me këta njerëz të mrekullueshëm e plot ide ishte shumë frytdhënës dhe se z, Shurdhani e informoi hollësisht për situatën e personave me nevoja të veçanta, duke përfshirë aspektin ligjor.
“Është e papranueshme që kjo pjesë e ndjeshme e shoqërisë sonë, përballet me neglizhencë nga institucionet. Ligji aktual, e po ashtu edhe skemat aktuale pensionale dhe sociale nuk reflektojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve e as koston reale të jetesës, veçanërisht atyre që kanë nevojë për dorën e shtetit. Programi ynë parasheh përmirësimin e bazës ligjore për personat me nevoja të veçanta, si dhe rritje 50% në të gjitha skemat pensionale dhe sociale”, ka thënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. /2LONLINE/