Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka shkruar në profilin e tij në facebook se sot është përvjetori i Deklaratës së 2 Korrikut, me të cilën u bë edhe hapi i parë formal drejt pavarësimit të Kosovë dhe se ata delegatë, që pak më vonë miratuan edhe Kushtetutën e Kaçanikut, në historinë e Kosovës do të mbeten “Delegatë të Pavarësisë”, prandaj atyre edhe do tu njihet statusi e deputetit dhe të gjitha privilegjet që nënkupton ky status.
Ja postimi i plotë i Haradinajt:
Ata janë delegatët e “2 Korrikut të Pavarësisë”
Sot është përvjetori i Deklaratës së 2 Korrikut, me të cilën u bë edhe hapi i parë formal drejt pavarësimit të Kosovë.
111 delegatë të Kuvendit të Kosovës, në kushte shtetrrethimi, patën guximin ta vendosin gurin e parë në themelin e një shteti që ishte nisur rrugës së pavarësisë.
Për fat të keq, ky hap sublim i tyre, asnjëherë nuk u vlerësua, sa e si duhet.
Këta delegatë, që pak më vonë miratuan edhe Kushtetutën e Kaçanikut, në historinë e Kosovës do të mbeten “Delegatë të Pavarësisë”, prandaj atyre edhe do tu njihet statusi e deputetit dhe të gjitha privilegjet që nënkupton ky status.
Deklarata e 2 Korrikut e vitit 1990, duhet të ruhet në kujtesën tonë, si ndër të rrallat ngjarje që e bënë historinë e Kosovës.
RH