DYLON

Gjilani nderon me mirënjohje katër delegatët 2 Korrikut 1990

Gjilani nderon me mirënjohje katër delegatët 2 Korrikut 1990
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 27-vjetorit të Shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së 2 korrikut 1990, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë mirënjohje të veçanta për katër delegatët e asaj kohe nga Gjilani.

Mirënjohje i është ndarë Isa Shefkiut, Isuf Konjufcës e Skender Aliu, ndërkaq Post Mortum për delegatin Zijadin Salihu.

“Delgatët e Kuvendit të Krahinës së Kosovës në vitet më të rënda dhe në ballafaqimin më të egër, arritën ta sublimojnë kërkesën e popullit të Kosovës dhe qytetarëve të Gjilanit, në mënyrë që të ecet në kërkesën për Republikë. Shpallja e Deklaratës së Pavarësisë është themeli më i fuqishëm i deklarimit të qytetarëve për Republikë dhe de fakto e de jure kjo është data historike e themelimit të Republikës, ndërkaq 17 shkurti 2008 mbetet rishpallje dhe pranim ndërkombëtar i Republikës. Unë e kam pasur fatin të jem deputet i shpalljes së Pavarësisë në vitin 2008”, tha Haziri.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri tha se këta do të mbeten delegatët që e kanë themeluar Republikën me vullnet të qytetarëve dhe me sakrificën e tyre.

“Shumë prej tyre është dashur të dagdisen në krejtë botën, t’i ikin presionit të burgosjes dhe torturave të kohës, duke e lënë në mëshirë të kohës familjet e tyre, por duke mos e vendosur në pikëpyetje vullnetin e qytetarëve. 27 vjet pas, unë i falënderoj shumë. Në atë kohë unë kam qenë i moshës së re dhe i Brezit të Republikës. Deri më 2 korrik nuk ka pasur brez tjetër përpos të të burgosurve politikë, të vrarëve, e të pushkatuarve”, shtoi Haziri.

I pari i gjilanasve konfirmoi se në objektin e Komunës do t’i vendosin fotografitë dhe emrat e delegatëve me shkronjat e arta, në mënyrë që gjeneratat e reja t’i shohin kush kanë qenë ata që e kanë përfaqësuar interesin tonë të përbashkët. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.