Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani. Haradinaj ka shkruar në profilin e tij se Anamorava, (prej ka vije Hasani), do ta ketë përkrahjen e Qeverisë për zhvillim ekonomik.
Ja postimi I plotë
Anamorava do ta ketë përkrahjen e Qeverisë për zhvillim ekonomik.
Prita sot në takim Ish Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani me të cilin biseduam për proceset politike në vend dhe për projektet konkrete ekonomike, me theks të veçantë për mundësitë zhvillimore të Anamoravës.
Ky rajon tashmë numëron ndërmarrje e prodhues me storie suksesi dhe gatishmëria e Qeverisë për t’i mbështetur në planin afatgjatë zhvillimor nuk do të mungojë asnjëherë.
RH