DYLON

Selimi: Kriza e improvizuar humanitare në veri kërcënon stabilitetin

Selimi: Kriza e improvizuar humanitare në veri kërcënon stabilitetin
Avatar photo Redaksia

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Behar Selimi, ka vlerësuar se niveli i sigurisë publike në Kosovë është i mirë dhe mund të krahasohet me vendet perëndimore.

Por, ai ka thënë se siguria kombëtare vazhdon të jetë e kërcënuar.

Në një intervistë dhënë për gazetënEpoka e re”, Selimi ka theksuar se siguria kombëtare është jostabile përderisa Serbia pengon funksionimin normal të institucioneve shtetërore të Kosovës.

EkoHigjiena

Ai i ka quajtur shqetësues skenarët e fundit të improvizimit të krizave humanitare në veri të Mitrovicës.

Sipas Selimit, këta skenarë janë kërcënim për stabilitetin.

Ai u ka bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse që sa më shumë ta demaskojnë çdo propagandë të tillë.

Intervistën e plotë mund ta lexoni te BURIMI “Epoka e re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.