Një studim i ri ka zbuluar se rrushi gjithashtu është shumë i mirë për sytë, dhe mund të ulë rrezikun e verbimit me kalimin e moshës. Rrushi është i pasur me antioksidues, që mbrojnë qelizat e shëndetshme nga ADN-ja e dëmtuar.
Ky frut i mbron sytë nga një proces kimik i njohur si stresi oksidativë, i cili lëshon molekula të dëmshme, të quajtura radikale të lira, në retinë.
Rrushi është i pasur me vlera të ndryshme ushqyese, si vitaminat C dhe K, beta-karotene, të cilat largojnë radikalet e lira nga trupi.
Një studim i mëparshëm i kryer nga Universiteti Glasgow zbuloi se konsumimi i lëngut të rrushit të zi mund të ulë gjithashtu rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe alcajmeri.
Një tjetër studim, i kryer nga shkencëtarët amerikanë, zbuloi se rrushi ndihmon gjithashtu për të rënë në peshë. Ai përmban një substancë të quajtur “resveratrol”, e cila djeg kaloritë.