Përfitimet shëndetësore nga sallata jeshile, hani sa më shpesh
Sipas Organic Facts, sallata jeshile mbron qelizat nervore ose neuronet. Kjo perime ka disa ekstrakte që janë në gjendje të parandalojnë vdekjen e neuroneve përmes deprivimit të glukozës dhe serumit.
Gjithashtu, kërkimet kanë zbuluar se sallata jeshile mund të përdoret si medikament për sëmundjet neurodegjenerative, si Alzheimeri dhe demenca.Menaxhimi i peshësSallata jeshile ndihmon në humbjen e peshës. Sipas Care 2, ajo është e pasur në fibra dhe celulozë.
Këta komponentë marrin pjesë në tretje, metabolizmin e yndyrave dhe eliminimin e humbjeve. Gjithashtu fibrat veprojnë si “fshesë” duke larguar nga trupi toksinat e dëmshme dhe substanca si radikalet e lira, të cilat shkaktojnë kancer. Gjithashtu, fibrat i japin ndjesinë e ngopjes një personi, duke reduktuar oreksin; çka rezulton në humbje peshe.
Përveç fibrës dhe celulozës, sallata jeshile përmban kalori dhe 20% e saj janë proteina. Proteinat janë një makronutrient përgjegjës për rritjen, zhvillimin dhe rigjenerimin e qelizave dhe indeve si dhe muskujve e kockave.
Ndihmon shikimin, antioksidantë, imuniteti
Sallata jeshile ndihmon në përmirësimin e shikimit dhe pastron trupin. Sipas Nutrition and You, gjethet e kësaj perimeje janë të pasura me vitaminë A dhe beta-carotene, të cilat njihen për rolin e tyre vital në shikim. Sallata jeshile e gjallë përmban 247% të kërkesës ditore të një personi për vitaminë A plus 443 mikrogramë beta-karoten.
Përveç shikimit, vitamina A është përgjegjëse për një lëkurë me shkëlqim dhe membrana të shëndetshme të mukusit.
Sallata jeshile përmban gjithashtu vitaminë C, e cila është gjithashtu një antioksidant si vitaminat A dhe E, çka do të thotë se kjo perime mund të eleminojë toksina të ndryshme nga sistemi i një personi. Vitamina C gjithashtu mbron trupin nga kërcënimet e jashtme shëndetësore si mikroorganizmat.
