Rrushi i kuq përdoret për prodhimin e verërave që është një nga pijet më të shëndetshme, pasi përmban resveratrol që mungon në verën e bardhë.
Rrushi është i pasur me vitamina A, B1, B2, B6 dhe C. Po ashtu përmban nivel të lartë të flavonoideve, të cilat janë më shumë të pranishme te rrushi i zi.
Është burim i shkëlqyeshëm i mineraleve si kalciumi, klori, bakri, hekuri, magnezi mangani, fosfori, kaliumi, silici.
Lëkura e rrushit përmban beta karoten dhe likopen, si dhe fitonutrientë sikurse është resveratroli.
Farat e rrushit kanë ndikim antioksidues, që mbrojnë trupin nga lirimi i radikaleve të lira dhe nxitin krijimin e qelizave të reja.
Dobitë shëndetësore të rrushit:
-Ndikon kundër inflamacioneve dhe aterosklerozës
-Lufton kancerin dhe kapsllëkun
-Ruan shëndetin e syve dhe zemrës
-Ndihmon shëndetin e mëlçisë
-Ruan lëkurën e bukur.