DYLON

Këto janë vetitë kuruese të panxharit

Avatar photo Elife Sherifi

Panxhari njihet për vetitë e tij ushqyese esenciale si hekuri, bakri, mangan, magnez, kalium dhe vitamina B, por gjithashtu është edhe burim i madh i sheqerit natyral dhe kështu i sjell mjaft përfitime shëndetësore trupit tuaj.

Hulumtuesit kanë zbuluar se panxhari rregullon qarkullimin e gjakut, ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut dhe stabilizon presionin e ulët të gjakut, kështu duke qenë vërtetë shërues natyral.

Mbush trupin me energji:

EkoHigjiena

Panxhari është mjaft efektiv në mbushjen e trupit me energji dhe rritjen e qëndrueshmërisë trupore tek të gjithë njerëzit. Një studim i bërë tek çiklistët ka rezultuar se ata që pinin lëng sheqeri kishin 15% më pak lodhje sesa të tjerët.

Nxit funksionin e trurit:

Truri juaj funksionon më mirë me konsumin e panxharit pasi përmban ‘Betainë’, një substancë që përdoret shpesh për trajtimin e depresionit dhe çrregullimeve të tjera të shëndetit mendor. Thjesht, relakson, qetëson dhe nxit funksionin e trurit.

Pastron mëlçinë:

Panxhari gjithashtu ndihmon për të pastruar mëlqinë dhe parandalon grumbullimin e yndyrës në mëlçi.Ndihmon në luftimeve e sëmundjeve:

I pasur me vitamina dhe minerale, panxhari është një antioksidant dhe anti-inflamator i shkëlqyer që ndihmon në luftimin e disa sëmundjeve kronike.

Përmison shikimin:

Vitamina A dhe Beta-karotina, janë shumë efikas në parandalimin e degjenerimit makular dhe përmirsimin e shikimit.Rregullon funksionin e zemrës:

Panxhari mbush mungesat e kaliumit që janë shkaktari kryesor për sulmet në tru e gjithashtu rregullon edhe funksionin e zemrës në përgjithësi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.