DYLON

Këshilla si ta mbroni lëkurën gjatë dimrit

Këshilla si ta mbroni lëkurën gjatë dimrit
Avatar photo Elife Sherifi

Për të shmangur ose lehtësuar tharjen e lëkurës, pini mjaftueshëm ujë. Përpos kësaj, perdorni një krem hidratues. Gjatë dimrit, grimi vështirë se qëndron mirë për shkak të tharjes së lëkurës.

Shmangni grimin për të mos e irrituar më shumë lëkurën dhe përdoreni vetëm në zonat problematike.

Vendosni krem hidratues

EkoHigjiena

Bajamet janë të pasura me vitamin E dhe acide yndyrore esenciale, ndërsa qumështi ka veti hidratuese. Bashkoni një lugë gjelle me pluhur bajamesh dhe dy lugë gjelle me qumësht. Maskën vendoseni në lëkurë për 10 minuta.

Vaji i ulliri është i pasur me antioksidantë dhe vitamin E, ndërsa e verdha e vezës ushqen lëkurën dhe lehtëson tharjen. Në një enë, vendosni dy të verdha veze dhe 4-5 pika vaj ulliri. Maskën vendoseni në fytyrë për 20 minuta.

Bananet ushqejnë lëkurën me vitamin C, B6 dhe A. Gjysmën e bananes shtypeni dhe shtoni një lugë çaji me mjaltë.

Maskën mbajeni në lëkurë për 15 minuta.

Kalimi nga një mjedis i ngrohtë në një ambient me temperatura të ulëta sjell probleme për lëkurën.

Prandaj dermatologët këshillojnë që të masazhoni lëkurën, në mënyrë që të përmirëosni qarkullimin e gjakut.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.