“Komuna e Vitisë gjatë këtyre ditëve me një dinamikë të përshpejtuar po vazhdon me realizimin e projekteve të ndryshme në interes të qytetarëve”, thonë drejtuesit e komunës së Vitisë.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar disa vendpunishte në fshatrat Tërstenik dhe Sllatinë të Epërme.
Në fshatin Sllatinë të Epërme, u asfaltuan katër degëzimet e rrugës “Hamit Lulleci” ku me këtë rast Kryetari Haliti i shoqëruar nga Kryetari i këtij fshati, Daut Drugzani, kanë bashkëbiseduar me banorët lidhur me këtë projekt infrastrukturor i cili është mirëpritur nga ta.
Gjithashtu Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar punimet në ambulanten e këtij fshati i cili pritet të funksionalizimet së shpejti.
Përndryshe gjatë ditës së djeshme kryetari Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar edhe fshatin Tërstenik ku pos që po zhvillohen punimet parapërgatitore për asfaltimin e rrugës Tërstenik-Komogllavë janë asfaltuar edhe disa rrugët “Behxhet Mirashi”, “ Beqir Kurti” dhe rruga e lagjes Tërsteniku.