DYLON

Diskutime publike për ndryshimin e Rregulloreve për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba si dhe për Tatimin në Pronë

Diskutime publike për ndryshimin e Rregulloreve për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba si dhe për Tatimin në Pronë
Avatar photo Redaksia

Sot në Viti janë mbajtur diskutimet publike për ndryshimin e Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba dhe të Rregullores për Tatimin në Pronë për vitin 2020.

Prezantimi i këtyre Propozim Rregulloreve është bërë nga Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama si dhe nga Përgjegjësi i Sektorit të Tatimit në Pronë, Mifail Azizi.

Drejtori Rama potencoi se këto dy rregullore janë shumë të rëndësishme pasi që sipas tij përmes saj bëhet inkasimi i taksave komunale duke kontribuar drejtpërdrejtë në buxhetin komunal. A shtoj se taksat për bizneset që operojnë në Komunën e Vitisë, do të mbesin të ngrira edhe për vitin në vijim me qëllim që të ndihmohet sektori i biznesit në këtë komunë.

EkoHigjiena

Ndërkaq gjatë këtij diskutimi publik kanë marrë pjesë qytetarë të komunës së Vitisë por edhe me zyrtarët komunal të cilët punojnë në drejtoritë e ndryshme komunale.

Përndryshe gjatë këtij takimi të pranishmit kanë dhënë propozime të ndryshme për ndryshme ku edhe u kërkua që të shikohen mundësitë që nga Tatimi në Pronë të lirohen familjet e dëshmorëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.