“Sot në Ditën Botërore të Kryqit të Kuq, në emrin tim dhe të institucioneve komunale, dëshiroj të shprehë gjithë konsideratën dhe respektin e thellë për punën e palodhshme që kjo organizatë humanitare po bën në funksion të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të njeriut si dhe për mirëqenie të përgjithshme”, ka thënë Sokol Haliti, kryetari i Komunës së Vitisë.
Ai shtoi se me theks të veçantë dëshiron ta falënderon dhe të përgëzon ekipin e Kryqit të Kuq-Dega në Viti, si dhe anëtarët dhe vullnetarët, të cilët kanë qenë gjithnjë bashkëpunues dhe të gatshëm për koordinim të veprimeve.
“ Ata janë pjesë e pandashme e punës dhe veprimeve tona edhe në luftën kundër pandemisë së gripit, sidomos duke i shërbyer komponentës sociale. Pjesëtarët e Kryqit të Kuq të Kosovës në Viti kanë dhënë dhe po japin kontribut të çmuar në identifikimin e rasteve në nevojë, harmonizimim e listave dhe në shpërndarjen e pakove ushqimore të siguruara nga donatorët përmes Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Vitisë, duke rrezikuar kështu edhe shëndetin e tyre”, ka thënë kryetari Haliti, duke i dëshriaur Kryqit të Kuq, punë të mbarë dhe zhvillim të mëtutjeshëm!