DYLON

Në IKSHPK u pranuan 5 mijë teste për COVID-19 nga UNDP-ja dhe Luksemburgu

Në IKSHPK u pranuan 5 mijë teste për COVID-19 nga UNDP-ja dhe Luksemburgu
Avatar photo Redaksia

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë së bashku me Qeverinë e Dukatës së Madhe të Luksemburgut dorëzuan sot ngarkesën e dytë të furnizimeve shëndetësore të përbërë nga 5,000 komplete testesh ekstraktimi, Ministrisë së Shëndetësisë për Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK).

Në pranimin e këtij donacioni në IKSHPK, ishin të pranishëm Dr. Arben Vitia-Ministër i Shëndetësise dhe Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së dhe nikoqirët Drejtori ekzekutiv i IKSHPK-së, Prof. Dr. Naser Ramadani dhe Drejtori i Departamentit të Mikrobiologjisë Dr Xhevat Jakupi.

Ky donacion vjen si pjesë e një marrëveshje të arritur midis Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe UNDP-së për ofrimin e mbështetjes së menjëhershme për Kosovën për të luftuar COVID-19.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.