Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka zhvilluar sot një takim me zyrtarët komunal të cilët janë në kompetencë të Zyrë së Kryetarit por edhe me drejtorët e drejtorive komunale.
Gjatë këtij takimi ai i ka falënderuar ata për bashkëpunimin e deritanishëm duke theksuar se falë këtij bashkëpunimi të mirë komuna e Vitisë, ka pasur një përformancë të mirë në nivel vendi duke përfituar donacione dhe projekte të ndryshme.
Gjithashtu kryetari Haliti, ka bashkëbiseduar me ta lidhur me parapërgatitjet për raportimet e ndryshme me rastin e mbarimit të këtij viti por edhe për përgatitjet për planifikimet për vitin në vijim.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira si dhe zëvendëskryetari i Komunës, Hasan Aliu.