Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ju bënë thirrje publike Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural që të bëjë kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri dhe atë në kuadër të Fondit për kompensimin e dëmeve të shkaktuar nga fatkeqësi natyrore.
Në emër të qytetarëve të komunës së Vitisë në veçanti të fermerëve të kësaj komune ju bëjë thirrje publike Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Republikës së Kosovës që fermerëve vitias të kompensohen dëmet e shkaktuar nga breshëri në kulturat bujqësore si, gruri, misri, kungulli, fasulja etj.
Komuna e Vitisë menjëherë pas breshrit ka formuar komisionin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara. Fatkeqësisht nga breshëri janë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në kulturat bujqësore në veçanti në fshatrat: Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme, Sadovinë e Jerlive, Sadovinë e Çerkezëve, Gërmovë, Viti, Smirë, Beguncë, Lubishtë dhe shumë lokalitet të tjera.
Ky komision ka hartuar raportin e dëmeve të shkaktuara dhe ky raport ju është dërguar MBZHR-së ku kemi kërkuar që të bëhet kompensimi i dëmeve . Siç jeni të njoftuar vetëm nga breshëri i kaluar që ka rënë me 14 qershor të këtij viti dhe ku janë shkaktuar dëme në vlerë mbi 609 mijë euro.
Kërkojmë nga MBZHR që në kuadër të Fondit për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore të bëhet kompensimi i dëmeve për fermerët tanë të vyer, thuhet në kërkesën e Halitit.