Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar sot punimet që po vazhdojnë në ndërtimin e stadiumit të qytetit në Viti.
Përndryshe projekti “Ndërtimi i stadiumit në Viti dhe rivitalizimi i stadiumit në Pozheran” është bashkëfinancim i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Komunës së Vitisë.
Kurse, sipas projektit të paraparë stadiumi i qytetit të Vitisë do të këtë rreth 1900 ulëse dhe do të plotësoj të gjitha kushtet për lojtarët.