DYLON

Qasje në institucione komunale, integrim e kujdes institucional për personat me nevoja të veçanta

Qasje në institucione komunale, integrim e kujdes institucional për personat me nevoja të veçanta
Avatar photo Redaksia

Në tryezën e organizuar nga Handikos, me kandidatët për kryetar të komunës së Gjilanit, për të shpalosur programin qeverisës, e me theks të veçantë trajtimin e personave me nevoja të veçanta, mori pjesë edhe kryetari I ardhshëm i Gjilanit, Sami Kurteshi.

Sami Kurteshi u zotua se LV-ja do t’i kushtoj vëmendje secilit problem, e do ta trajtoj me seriozitet maksimal secilën çështje. Përgjegjshmëria ndaj qytetarit, sidomos ndaj kategorive të ndjeshme të shoqërisë, do ta karakterizoj qeverisjen tonë.

Në programin qeverisës të LV-së ku janë të shkruara 20 zotimet padyshim rëndësi të veçantë i është kushtuar personave me nevoja të veçanta dhe aftësi të kufizuara. Njëri nga zotimet thotë kështu : Programi për qasje në institucionet publike për personat me nevoja të veçanta dhe integrimi i tyre, kujdesi institucional për familjet e kategorive të dala nga lufta, i rasteve të rënda sociale dhe grupet e margjinalizuara, programi për përkujdesje shoqërore e mjekësore për personat e moshuar pa përkujdesje familjare e shoqërore dhe i personave me aftësi e nevoja të veçanta.

EkoHigjiena

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra – Gjilan

Sponsorizuar nga Vetëvendosje

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.