Sokol Haliti, aktualisht kryetar i komunës së Vitisë, por që të njëjtin post e synon edhe në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, tha se edhe në këtë mandat qeverisës, rëndësi i kanë kushtuar shëndetësisë, duke u munduar të krijojmë kushte për trajtimin sa më të denjë të qytetarëve.
Me këtë rast në Viti, siç thotë ai, janë ndërtuar objekte të reja për tre fshatrat, Terpezë, Remnik dhe Pozheran.
Gjithashtu është ndërtuar Emergjenca në Viti, janë bërë renovime të QMF-ve në Zhiti, Skifteraj, Sadovinë e Jerlive, Beguncë dhe Sllatinë e Epërme, po ashtu edhe QKMF “Nënë Tereza”.
Janë siguruar 3 autoambulanca për hemodializë, dhe është rritur numri i llojit të analizave( CRP, hekuri, aston).
“Pra QKMF në Viti, është pajisur me të gjitha shërbimet e nevojshme mjekësore të digjitalizuara, përfshirë institucionin mobil shëndetësor për lehonat, dhe vizitat e rregullta në shkolla”, ka thënë Haliti. /2LONLINE.com/