• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Gjilan
  3. Kandidatura e pavarur që do t’i bënte nder Gjilanit
Gjilan Politikë

Kandidatura e pavarur që do t’i bënte nder Gjilanit

Redaksia 2LONLINE 4 Shtator, 2021 5 minuta lexim
 Kandidatura e pavarur që do t’i bënte nder Gjilanit

Shkruan: Gani NEZIRI

Saktësisht, isha duke menduar se si të reagoj qetësisht e më maturi politike lidhur me deklaratat publike të kryetarit të komunës së Gjilanit, se e paska hapur debatin publik lidhur me projektet e rigjenerimit urban, objektin e Administratës, selinë e KBI-së e skulpturat monumentale dhe gjoja inkurajimin nga ana e tij e ekspertëve të fushave që t’i japin sugjerimet, vërejtjet e propozimet përkitazi me këto projekte.

Kjo, në thelbin e saj përmban ndryshkjen politike gjilanase që mjerisht duket se ende ka qytetarë të urtë që mund ta besojnë atë debat. Ose, ndoshta veç bëhen si të tillë kinse vërtetë e besojnë. Ku ta dish?!

Ajo çka mund të them në këtë rast është se, do të shpreh keqardhjen time të dyfishtë, si në vijim:

Si nuk i vjen keq Kryetarit të Komunës të manipulojë me qytetarët gjilanas që i besojnë pa hile rreth një debati “veç sa për sy e faqe”?!

Kjo, në prag të zgjedhjeve?!

Keqardhja e dytë është se:

Më vjen keq nga shterpësia mendore e atyre që besojnë qe sa e sa vite në politikën e premtimeve të pambajtura nga Kryetari i Komunës!

Si nuk ndjehen të lodhur e të mashtruar?

Përpiqem t’i kuptoj pse i besuan herën e parë e të dytë. Kërkonin ndryshim. Është shumë normale, por, të vazhdosh të besosh pafundësisht, duke pritur në kotësi premtimet e vyshkura, këtë nuk e kuptoj dot.

Se një rreth i ngushtë i aktivistëve të LDK-së ka përfituar nga kjo politikë, nuk diskutohet, vërtetë kanë përfituar.

Por, ASGJË nuk kanë përfituar rrethi i gjerë i aktivistëve të LDK-së që janë shkoqur duke vrapuar për partinë, e aq më pak rrethi i gjerë i qytetarëve gjilanas.

Në fakt, dimë ndonjë rast përfitimi nga anëtarët e partive tjera që është përdor si mjeshtri e joshjes politike nga Kryetari për ndonjë votë më shumë, që ngjashëm nuk do ta bënte çdo politikanë.

Tani u bënë tetë vite që LDK dhe Kryetari i saj mjeshtërisht i bindin qytetarët që të besojnë edhe më tutje në premtime të rreme.

Habitem njerëzishëm, se si nuk ndjehen keq t’ua bëjnë këtë mashtrim, madje, veçse qytetarëve që u besojnë kollaj.

E, po aq habitem me qytetarët gjilanas nëse vërtetë vazhdojnë edhe më tutje t’i besojnë këtij mashtrimi kur ata kanë alternativë tjetër!

Kanë alternativë edhe kandidatë të pavarur që mendojnë veçse për Gjilanin dhe qytetarët e tij dhe unë, Gani Neziri jam njëri ndër ta.

Vëni re; Kandidatët për Kryetar të Gjilanit që vijnë nga radhët e partive, LDK, VV, PDK e AAK, këmbët i kanë në Gjilan ndërsa kokën dhe llogaridhënien e kanë në Llap, Drenicë e Dukagjin.

Gjilanas të nderuar, hiqni dorë sa më shpejt që është e mundur nga shpresat e premtimeve të rreme që ofrojnë partitë politike.

Besimi në politika partiake është humbje kohe. Nëse nuk e keni parë më herët, nuk është vonë ta shihni sot.

Qytetarë të nderuar gjilanas, mësohuni të ndjeheni të pavarur nga partitë politike!

Qetësisht mblidhni forcën dhe logjikën e arsyes dhe përcaktohuni lirisht për kandidatë të pavarur, e siç e dini, unë jam njëri ndër ta. /2LONLINE.com/

Etiketat:aktuale Gani Neziri Gjilan politika
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Njoftime/Shpallje

Komuna e Gjilanit shënon 23-vjetorin e rënies së dëshmorëve, Abdullah Tahiri, Ibrahim

19 Maj, 2022
Policia

Arrestohen dy shtetas të huaj, dyshohen se mashtruan viktimën duke ua shitur

19 Maj, 2022
Policia

Policia në dy raste të ndara parandalon kontrabandën me kafshë 

19 Maj, 2022
Nacionale

FSK-ja mbanë trajnime për studentët e mjekësisë

18 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Komuna e Gjilanit shënon 23-vjetorin e rënies së dëshmorëve, Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani

19 Maj, 2022

Policia në dy raste të ndara parandalon kontrabandën me kafshë 

19 Maj, 2022

FSK-ja mbanë trajnime për studentët e mjekësisë

18 Maj, 2022

FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “EFES 2022”

18 Maj, 2022

KPF rekomandon për Kuvend anulimin e vendimit për PZHK 2021-2029  

18 Maj, 2022

Në takim u diskutua rreth programit profesional të trajtimit kundrejt personave me Down Syndrome 

18 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

info[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com