Futbollisti i Kosovës, Florent Hadergjonaj mund të startoj si mbrojtës i majtë në ndeshjen kundër Çekisë të shtunën.
Futbollisti i Hudersfieldit e ka thënë se nuk e ka problem se ku do të luajë, me rëndësi është që po përfaqëson Kosovën.
“I djathtë, i majtë, mesfushor, sulmues apo portier. Për Kosovën luaj kudo që të është nevoja”, ka shkruar Hadergjonaj në Facebook.