Gjatë ditës u përfol shumë që Sarri ka arritur marrëveshje me Juventus dhe pritet që së shpejti të zyrtarizohet si trajneri i ri.
Duket se kësaj çështje së trajnerit të ri të Juventus dita e ditës po i vije fundi dhe krejt drejtim tjetër i ka dhënë gazetari, Marco Barzaghi.
Barzaghi ishte gazetari që zbuloi transferimin e Ronaldos tek Juventus. Ai sot tha se trajneri i ri i Juventus nuk do të jetë Sarri por Pep Guardiola.
Gazetari italian tha se të hënën Guardiola prezantohet si trajneri i ri i “Zonjës së Vjetër”.
Sipas burimeve të Barzaghit, Guardiola ka arritur një marrëveshje me një pagë 24 milionë euro në vit.